Berisha në Divjakë: Heqja e vizave me SHBA e mundshme, mos dëgjoni Ramën
Partia Demokratike prezantoi mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë në Divjakë. Kryeministri Berisha e ka shfrytëzuar këtë manifest elektoral për të shmangur dyshimet lidhur me mundësinë e liberalizimit të vizave me SHBA. “Ne mbajmë premtimet tona, mos dëgjoni Ramën”apeloi ai.“Bashkë me ju do të liberalizojmë vizat me SHBA-të, vendin e madh të lirisë. Mos dëgjoni Edi Ramën, sepse edhe atëherë i thoshte Brukselit, mos i hiq vizat sepse 800 mijë shqiptarë do të dynden në Evropë. Ato që shpallim ne i bëjmë realitet”- theksoi Berisha.Duke iu drejtuar fermerëve të Divjakës, Kryeministri kërkoi mbështetjen e tyre për alternativën e djathtë dhe taksën e sheshtë, si taksimi i më i drejtë dhe i ndershëm për qytetarët.“Sot në Shqipëri po përballen 2 plaforma, e jona, e taksave të ulta, 10 përqind, taksa e ndershme, në të cilën ai që fiton 10 paguan 1, 100 paguan, 10, etj. Taksa progresive është shkatërrimtare për bizneset dhe investimet”- u shpreh kryeministri.Berisha ripërsëriti edhe qëndrimin kundër edhe për heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, si mbrojtja e vetme për fermerët shqiptarë nga prodhuesit e huaj.Shefi i qeverisë risolli në vëmendje investimet për Divjakën, Lushnjën dhe mbarë Shqipërinë, ndërsa premtoi për 4 vitet që vijnë, hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës.“Qytetarët e Divjakës sot mbjellin dhe eksportojnë prodhimet e tyre të mrekullueshme, Divjaka sot është bërë e njohur për potencialin e jashtëzakonshëm turistik. sot gjen një Shqipëri me rrugë të reja në të katër anët e saj. Ndërtuam mbi 360 sisteme ujësjellësash dhe 450 kanalizime, 400 qendra shëndetësore dhe ambulamnca, mbështetëm 45 mijë fermerë”, përfundoi ai.