Itali, sekuestrohet 1,4 ton hashash i fshehur në veshje grash, në pranga shqiptari
Një sasi prej 1.400 kg hashash e fshehur në një ngarkesë me këmisha grash është sekuestruar në Itali. Video e publikuar nga mediat italiane tregon se kontrolli i imtësishëm i punonjësve të Gruardia Di Financës në Bari të Italisë ka zbuluar në një furgon që vinte nga Shqipëria në drejtim të Italisë sasinë prej gati një ton e gjysmë hashash.Furgoni që sipas drejtuesit të saj ishte i ngarkuar me veshje grash, krysisht këmisha, sapo kishte zbritur në portin e Durrësit nga një anije shqiptare.Punonjësit e Guardia di Financës kanë patur dyshime që në momentin e parë që kanë nisur kontrollin e furgonit për shkak të paketimit dhe etiketimit jo të rregullt të ngarkesës me veshje grash. Ky fakt por edhe shqetësimi e ankthi që ka shfaqur drejtuesi i mjetit, i ka shtyrë punonjësit e policisë të ushtrojnë një kontroll më të imtësishëm, pas të cilit kanë gjetur sasinë prej 1 ton e 400 kg hashash e paketuar në disa qese.Mësohet se drejtuesi i mjetit, një 45 vjecar shqiptar është vënë në pranga i akuzuar për trafik të paligjshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike ,ndërsa veshjet që shërbyen si mbulesë për fshehjen e drogës janë sekuestruar. Sasia e madhe e lëndës narkotike nëse do të hidhej në treg, theksojnë mediat italiane, do të siguronte një fitim prej 14 milionë eurosh.