"Agimi i Artë" provokon sërish, projekt-ligj kundër racizmit ndaj grekëve

“Agimi i Artë" rishfaqet me provokimin e rradhës, duke dorëzua në Kuvend një projektligj kundër racizmit ndaj grekeve.Projektligji i "Agimit të Artë" detajon nismat ligjore që duhet të ndërmerren për të luftuar kriminalitetin që vjen nga emigrantët e paligjshëm, por edhe masat që duhet të ndërmerren për ata që fyejnë historinë greke.Sipas propozimeve të "Agimit të Artë" çdo emigrant që hyn në Greqi në mënyrë të paligjshme do të dënohet deri në 3 muaj burg, ndërsa minimumi 10 vjet për çdo vepër penale të kryer prej tyre.Gjithashtu sipas draftit ligjor të kësaj partie të gjithë ata që përpiqen dhe fyejnë historinë greke, në çfarëdo lloj mënyre duhet të dënohen deri 20 000 euro gjobë, sipas Agimit të Artë.Ky projektligj i Agimit te Arte vjen ndërkohë që politika greke prej disa ditësh vijon debatet në lidhje me nje draft ligjor të përbashkët kundër racizmit në rritje në Greqi.Ministri grek i Drejtësisë ka kërkuar nga qeveria unitet për miratimin e ligjit kundër diskriminimin racial. Ai tha se ekziston një mundësi për një rrugë të mesme mes propozimeve që janë bërë deri më tani. Partia më e madhe e koalicionit ka shprehur pakënaqësi rreth draftit.