Lajcak në Beograd, bisedon edhe për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2013, 11:26
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, do të qëndrojë sot në Beograd.Siç raportojnë mediat serbe, ai do të takojë homologun serb, Ivan Mrkic, ashtu si edhe presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomislav Nikolic dhe Ivica Dacic.Sipas mediave serbe, temë kryesore e bisedimeve do të jenë rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak viziton Beogradin pas qëndrimit në Zagreb.