Bisedimet Kosovë-Serbi vijojnë me grupet e punës

Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë diskutimet me grupet e punës për zbatimin në terren të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për përparimin drejt integrimit evropian.Palët kanë dështuar të përmbushin afatet e para të zbatimit të disa pjesëve të marrëveshjes.Diplomatët perëndimore thonë se nga zbatimi i dukshëm e konkret në terren, varet nëse në fund të muajit Serbia do të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova atë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, por ajo nuk ka gjetur ende zbatim.Plani për Zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian përbëhet nga 6 elemente kryesore, si rregullimi i kornizave ligjore; Bashkësia e komunave ; Policia; Drejtësia; Zgjedhjet Lokale dhe Dispozitat e Përgjithshme, për të cilat ka afate kohore.