Kosovë, tre persona në greve urie për ish-komandantët e UÇK-së
Në greve urie kanë hyrë tre burra në Kosovë për të shprehur solidaritetin e tyre për arrestimin e ambasadorit të kosovë në Tiranë dhe 6 ish-komandantëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Tre burrat kanë qëndruar përballë burgut në Prishtinë ndërsa kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty për aq kohë sa duhet duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të krerëve të UÇK-së.Vendimi për paraburgimin e amasadorit të kosovës në shqipëri Sylejman Selimi deh 6 persoanev te tjere te akuzuar për krime lufte është marrë të premten në orët e vona nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. Ata janë vënë në pranga në banesat e tyre dhe janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.Ndëkohë reagime të tjera ka pasur dhe nga shoqata e familjeve te deshmorëve kryetari i të cilës ka deklaruar se arrestimi i ish-komandantëve të Zonës Operative të Drenicës pa asnjë paralajmërim, madje as për avokatët e tyre mbrojtës, është një shkelje e rëndë e radhës të cilën po e bënë EULEX-i në Kosovë.Ndërsa shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një takim për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin pas rastit që ndodhi mbrëmë.