FMN miraton kestin prej 1.74 mld për Greqinë
Është hapur drita jeshile për shtetin helen për lëvrimin e këstit prej 1,74 miliardë euro .Të premten Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e tretë të ecurisë së Greqisë në programin ekonomik të mbështetur nga Fondi Creditore i zgjerimit (EFF)."Përfundimi i këtij rishikimi mundëson lëvrimin prej 1,74 miliardë euro.Bordi ka përfunduar sot dhe konsultimet e vitit 2013 me Greqinë për raportin, sipas nenit 4 të Statutit të FMN-së, i cili shqyrton politikat afat gjatë.Ndërsa me interes të veçante pritet raporti i vlerësimit të FMN-së që do të bëhet publike në ditët e ardhshme se si është pozicionuar Fondi për të mbuluar gropën e zezë buxhetore të ekonomisë për periudhën 2015 -2016.Në muajin maj në raportin e Komisionit Europian thuhej se Greqia do të duhet të marrë përsëri masa të reja shtrënguese në vitet 2015-2016 për të mbuluar gropën e zezë buxhetore të ekonomisë se saj.Në 11 faqet e këtij raporti theksohej se, “vërtet qeveria greke do të arrijë objektivat e saj fiskalë për vitin 2013 dhe 2014 në reduktimin e defiçitit, por do të ketë nevojë për masa shtesë në dy vitet e ardhshme”.Më parë gjatë muajit maj anëtarët e Eurozonës miratuan disbursimin dy kësteve të radhës një prej 2.8 miliardë eurosh nga paketa e dytë e ndihmës për Greqinë dhe një tjetër prej 4.3 miliardë eurosh.