Beogradi emëron shefat e rinj në 12 komunat paralele

Serbia ka emëruar kryetarët e rinj dhe këshillat e përkohshme komunale, të cilët vijnë nga partia SNS e Tomislav Nikoliçit, për 12 komunat “paralele serbe” në Kosovë.Pak para zgjedhjeve lokale të vjeshtës pritet që Hashim Thaçi t’u siguroj serbëve karrige në komunat e Kosovës, të cilët do angazhohen në procesin e shpërbërjes së strukturave paralele.Kryeministri Thaçi pritet t’u hap derën edhe këtyre shefave serb, të cilët që nga 1999 luftuan kundër Kosovës, shkruajnë mediat.Më 30 maj Qeveria e Beogradit shkarkoi 12 kryetarët e komunave paralele, të cilët nuk i përkisnin partisë SNS së Tomislav Nikolicit.Ky vendim ka për qëllim eliminimin e atyre përfaqësuesve serb që nuk e mbështesin marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe eliminimin e mbështetësve të idesë për formimin e së ashtuquajturës “Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës”, që është paralajmëruar se serbët do ta shpallin më 6 qershor në veri të Kosovës.