Ahtisaari: Nëse Serbia do BE, duhet ta njohë Kosovën
Ish presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaarit ka deklaruar se Serbia e ka kuptuar se nëse dëshiron anëtarësimin në BE, duhet ta pranoj se ekziston Kosova e pavarur.Ahtisaari në një intervistë për gazetën austriake, Die Presse, ka thënë se në planin që ka hartuar për Kosovën bashkë me diplomatin austriak, Albert Rohan “janë përfshirë mundësitë më të mira për mbrojtjen e pakicave, veçanërisht pakicës serbe”.“Serbët tani e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë anëtarësimin në BE, duhet të pranojnë se ekziston Kosova e pavarur. Mendoj se atë që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton e ka arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme. Kjo u dërgon palëve mesazh të qartë që të implementojnë atë që është arritur marrëveshje”, ka thënë Ahtisaari.