“Daily Telegraph”: BE-ja, ngushëllimi i Serbisë për humbjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daciç ka deklaruar për gazetën britanike “Daily Telegraph" se Serbisë i nevojitet një politikë e re në mënyrë që të bëhet anëtare e Bashkimit EuropianGazeta britanike shkruan se Dacic ka nënshkruar një marrëveshje paqësore historike me vendin fqinj Kosovën, të cilën Serbia me këmbëngulje nuk dëshiron ta pranojë si shtet.“Megjithatë mbetet shumë për tu bërë, ndër të tjera edhe që të bindet opinioni serb se dhimbja për heqjen dorë nga Kosova do të tejkalohet me të mirat që do t’u sjellë anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan “Daily Telegraph”.