Daçiç akuzon Prishtinën për mos zbatimin e marrëveshjes
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka akuzuar Prishtinën për ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë.“Prishtina bën përpjekje që atë, për të cilën kemi rënë dakord, ta intepretojë në një mënyrë të veten. Në këtë kuptim ka vështirësi të caktuara në negociata”, ka thënë Daçiç gjatë një aktiviteti në Jagodinë.Ai ka thënë se roli i delegacionit serb në bisedimet për zbatimin e marrëveshjes është konstruktiv.“Ne do të realizojmë çdo gjë që është e shkruar. Bashkimi Evropian ka përgjegjësi në kuptimin e ndërmjetësuesit të bisedimeve. Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se ku qëndron problemi”, ka thënë Daçiç, raportojnë mediat serbe.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, por ajo nuk ka gjetur ende zbatim. Ndërkohë sipas mediave në Kosovë, qeveria ka formuar grupet e punës, të cilat do të merren me zbatimin e planit për marrëveshjen .Plani për Zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian përbëhet nga 6 elemente kryesore, si rregullimi i kornizave ligjore; Bashkësia e komunave ; Policia; Drejtësia; Zgjedhjet Lokale dhe Dispozitat e Përgjithshme, për të cilat ka afate kohore.