Drecun: Uashingtoni e Brukseli garantues të marrëveshjes
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, ka deklaruar se pret qëndërkombëtarët të japin garanci për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.“Nuk dyshoj në mundësinë që Uashingtoni dhe Brukseli të shtyjnë Prishtinën të zbatojë marrëveshjen. Ata kanë kapacitete që me autoritetin e tyre të garantojnë se do të respektohet ajo që është arritur”, ka thënë Drecun për televizionin publik serb.Ai ka theksuar se Serbia është në një pozicion më të mirë sesa më përpara dhe nuk duhet të pranojë zgjidhje të imponuar.Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për normalizim raportesh në muajin prill ndërsa para disa ditësh dy qeveritë kanë miratuar planin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë.BE dhe SHBA iu kanë kërkuar palëve që të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen, nëse duan, që të ecin në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.