Greqi, qeveria diskuton ligjin për nështetësinë e fëmijve të emigrantëve

Ligji i ngrirë prej disa muajsh për nënështetësinë greke pritet të kthehet përsëri në tryezën e diskutimeve të qeverisë Greke. "Projektligji i ndryshuar në disa pika është tashmë në duart e udhëheqësve të tre partive që mbështesin qeverinë" deklaroi të premten zëvendësministri i Brendshëm Charalambos Athanassiou.Sipas zëvendësministrit "Ministria e Brendshme greke ka ardhur në kontakt me palët e koalicionit dhe po konsultohen mbi draftin në mënyrë që të zgjidhen dy -tre çështje që janë identifikuar" .Ai tha se "në të ardhmen nënshtetesia do të jepet me kriter bazë - pjesëmarrjen e fëmijëve në sistemin arsimor grek".Charalambos Athanassiou tha se "ekziston nevoja për veprim rregullator të menjëhershëm në mënyrë që të marrin shtetësinë greke emigrantët që ndodhen ne vend te ligjshëm. Por edhe për fëmijët e brezit të dyte"."Ka një problem social," shtoi ai, "që duhet trajtuar për fëmijët të cilët kanë lindur këtu"."Predispozicion i Ministrisë është që të futen kritere esenciale. Lindja e një fëmije në Greqi nuk mjafton, as qëndrimi i mëparshëm në Greqi i prindërve. Kriter do të jetë edukimi i fëmijëve. Njëlloj, si për fëmijët që lindin këtu dhe mësojne këtu, po ashtu dhe për fëmijët që lindin jashtë Greqise dhe mësojnë këtu. Po diskutojmë edhe çështjen e maturimit, sepse nuk mund të vendosë prindi që fëmija të marre nënshtetësine greke, sepse fëmija, kur të rritet mund të mos ta dojë", tha zv.ministri i Brendshëm."Po ndryshojmë filozofinë. Nuk e japim nënshtetesine me shpresën që emigranti të integrohet në shoqërinë greke, por ia japim nënshtetësinë si vlerësim për përpjekjet e veta" tha zëvëndës ministri grek.