Trojka rikthehet të martën në Greqi

Eksperët e Trojkës ndërkombëtare rikthehen të martën në Greqi për të filluar analizën e programit të refomave  të qeverisë greke.Ata do të shqyrtojnë disa pjesë të programit grek, si reduktimin e deficitit, rikapitalizimin e bankave , procesin e privatizimit si dhe reformat strukturore të nënpunësve.Ndërkohë shefja e FMN-së Kristine Lagarde ka përgëzuar qeverinë greke për progresin e bërë."Autoritetet greke kanë bërë progres të rëndësishëm në reduktimin e deficitit dhe vendosjen e ekuilibrave  " tha  shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, pas mbledhjes së bordit të fondit, ku u miratua disbursimi i këstit prej 1,74 miliardë eurosh për Greqinë.Lagarde përshëndeti përpjekjet që po bën Greqia për zbatimin e programit fiskal dhe për rifitimin e konkurueshmërisë , duke vënë në dukje nevojën e ndryshimeve strukturore dhe veçanërisht në fushat e evazionit fiskal, të profesioneve të mbyllura dhe të administratës publike, ndërsa kundershtoi uljen e koeficentëve fiskalë.Shifrat e fundit nga Eurostat treguan se shteti Helen është vendi me më shumë të papunë, me 27 për qind.  Një në katër persona në Greqi me shifrat e reja është i papunë.