Ndryshim të masës së sigurisë për “Grupin Drenica”, paraburgoset ambasadori Selimi

Përfundon në paraburgim ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sulejman Selimi si dhe 6 ish-pjestarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Vendimi është marrë mbrëmë vonë nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli janë vënë në pranga në banesat e tyre dhe janë dërguar në paraburgim.Avokati i ambasadorit të Kosovës në Tiranë ka deklaruar se "Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti".Ndërkaq avokati Tom Gashi ka deklaruar se do të apelojë këtë vendim të hënën në Gjykatën Supreme.