Veteranët e UÇK-së: Prokurori Salustro të shpallet person non grata

Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas arrestimimeve të kryera nga misioni i EULEX-it. Këtë veprim ata e kanë quajtur të njëanshëm dhe aspak ligjor nga ana e EULEX-it, qëllimi i të cilit është njollosja e vlerave të UÇK-së."Arrestimi i Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sahit Jasharit, Jahir Demakut, Zeqir Demakut, Hysni Thaçit dhe Avni Zabelit, ështëedhe një hapë para në drejtim të njollosjes së vlerave të UÇK-së te luftës për liri dhe pavarësi të bërë në shekullin e kaluar", thuhet  në një deklaratë.Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ngrenë  zërin dhe prokurorin Salustro ta shpallin person nongrata.Shtatë ish-pjesëtarët e UÇK-së nga rajoni i Drenicës janë dërguar në paraburgim mesnatën e së premtes. Kjo ka ardhur pasi Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendimin mbi ankesën e prokurorit me të cilin është ndryshuar masa e para një jave e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit, i cili do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij muajit.Mes të arrestuarve është Sylejman Selimi aktualisht ambasador i Kosovës në Shqipëri , Sami Lushtaku kryetar i Komunës së Skënderajt.Ndalimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, me mijëra qytetarë që protestuan në shenjë paknaqësie ndaj veprimeve të EULEX-it.