Humbje në miqësoren e parë për Tiranën, bardheblutë dështojnë përballë Dukagjinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 21:04
Tirana nuk e nis në mënyrën më të mirë të mundshme turin e ndeshjeve përgatitore në kuadër të sfidës së parë të Conference League kundër Dinamo Batumit.
Bardheblutë janë ndeshur në Ohër me skuadrën e Dukagjinit ku u mundën me rezultatin 2-1. Ndeshje e dobët nga nënkampionët e Shqipërisë të cilët shënuan vetëm një gol me anë të Florent Hasanit.
Në miqësoren e parë trajneri Shehi ka vëzhguar në provë afrimet e reja dhe menaxhimin e kontigjentit.
Sipas klubit, faza përgatitore do të shërbejë ne korrjen e sukseseve në ndeshjet në vazhdim si edhe rritjen e frymës në grup. Gjatë qëndrimit në Ohër, Tirana do të luajë edhe dy ndeshje të tjera miqësore.
