Vllaznia super në miqësoren e parë të verës, shkatërron skuadrën kroate

Vllaznia super në miqësoren e parë të verës,
E nis me një fitore morali Vllaznia fazën përgatitore në Bosnje Hercegovinë ku ndodhet prej tre ditësh.

Përballë kroatëve të HNK Medjugores skuadra shkodrane triumfoi me rezultatin 4-0 ku blerjet e reja funksionuan ndërsa Balaj dhe i riu Çiba bënë detyrën.

Ishte pikërisht talenti i rritur në Shkodër, Çoba ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29 dhe më pas Balaj dyfishoi ndërsa në pjesën e dytë, Dodaj dhe Dodev shënuan dy gola të tjerë për “pokerin” e skuadrës kuqeblu.

Kjo ishte ndeshja e parë edhe për trajnerin Migen Memelli që e mori drejtimin e skuadrës veriore vetëm pak javë më parë.