Tiranë, ortodoksët kremtojnë ringjalljen e Krishtit, Janullatos: Lini mënjanë ndasitë, rrezatoni paqe
Besimtarët ortodoks kanë festuar këtë të dielë ditën e Ringjalljes së Krishtit. Mesazhe paqeje dhe dashurie shkëmbyen me njëri-tjetrit ndërsa kryepeshkopi Anastaj Janullatos theksoi si më problematike fatkeqësitë natyrore dhe luftërat në botë.
Pashka bëri bashkë besimtarët ortodoksë në kishën Ngjallja e Krishtit në Tiranë.
Pas meshës së mesnatës, në të dielën e shenjtë u lutën dhe shkëmbyen urime paqeje dhe dashurie me njëri-tjetrin.
Më të moshuarit tregojnë se çdo vit kanë festuar pashkët, edhe në komunizëm kur feja ishte e ndaluar.
Me vete morën dritën e shenjtë.
Dreka e pashkës do të bëjë bashkë familjet e besimtarëve.
Kryepeshkopi, Anastas Janullatos priti vizita nga përfaqësues të politikës, ambasadorë dhe krerët e komuniteteve fetare.
Fjala e mirëseardhjes, e mbajtur nga kryepeshkopi Janullatos u fokusua te luftërat dhe te fatkeqësitë natyrore.
Kërkesa e tij për besimtarët është të lënë mënjanë ndasitë dhe të rrezatojnë më shumë paqe dhe dashuri mes njeri-tjetrit.
