Rrahu për vdekje kolegun e punës, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 22:59
Gjykata e qarkut Oaklan në SHBA dënoi me burgim të përjetshëm 48-vjeçarin shqiptar, Astrit Bushi, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Miçigan të SHBA-ve.
Bushi është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Gregory Lanier Robertson.
Ngjarja ndodhi në një nga fabrikat e kompanisë General Motors, ku viktima dhe autori ishin punonjës të pastrimit.
Bushi u gjet pranë viktimës dhe u arrestua.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.
Bushi jetonte në një furgon dhe kishte emigruar nga Shqipëria. Krimi ndodhi gjatë orarit të punës.
