“Supermeni” Veliaj me kronikat e gatshme, në një moment në Shëngjergj, pak minuta më vonë uron Pashkën nga kisha Ortodokse

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njihet për gënjeshtrat e tij të shumta dhe për mashtrimet publike që duken sikur janë pjesë e karakterit të tij.

Edhe sot nuk kishte si të mungonte një gjë e tillë. Nga dëshira për të dalë çdo moment në televizionet, Veliajt duket se ka fuqi të jetë në disa vende njëkohësisht.

Mediet pranë tij futën live një takim të tij elektoral në Shën Gjergj ku ai, i veshur sportiv po mbante një fjalë para banorëve atje.

Por në pak minuta më vonë, jo vetëm u kthye nga Shën Gjergji, por u ndërrua, u fut në kishë, takoi kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe më pas, dha edhe një prononcim për mediet, e gjitha kjo në më pas se një orë, edhe pse nga Shën Gjergji rruga mban 40 min deri në një orë.

Siç duket, Veliaj në tentativë për të uzurpuar çdo hapësirë televizive, i dërgon në medie kasetat e tij të gatshme, por harron të koordinohet se gati shfaqet në dy vende njëkohësisht.

“Supermeni” Veliaj me kronikat e gatshme, në një moment
Veliaj në Shëngjergj
“Supermeni” Veliaj me kronikat e gatshme, në një moment
Veliaj në Tiranë