Mijëra besimtarë festojnë ringjalljen e Krishtit në sheshin e katedrales së Korçës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2023, 10:50
Me mijëra besimtarë të ortodoksë kanë festuar ringjalljen e Krishtit në sheshin e katedrales së Korçës.
Ishte Imzot Joan Pelushi ai që drejtoi meshën e rëndësishme kishtare këtë mbrëmje, ndërsa ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pati dhe një spektakël fishekzjarrësh, duke dhuruar një pamje mahnitëse.
Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë shpërndarë dritën me njeri tjetrin, qiri i cili çohet ne shtëpitë e gjithsecilit, për të simbolizuar hyrjen e gëzimit dhe prosperitetit në atë shtëpi.
