Besimtarët në Jerusalem kremtojnë Zjarrin e Shenjtë në praninë e policisë izraelite
Mijëra të krishterë u mblodhën në Jerusalem të shtunën për ritin tradicional të Zjarrit të Shenjtë përpara Pashkëve Ortodokse. Ndezja e flakës së shenjtë për besimtarët është bërë në pranin e shumë forcave policore të izraelit.
Me mijëra besimtarë mbushën Qytetin e Vjetër të Jerusalem të shtunën në mbrëmje për ritualin e rëndësishëm të Pashkës Ortodokse, kjo pavarësisht kufizimeve të vendosura nga policia izraelite.
Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë bëri bashkë një numër të madh besimtarësh në Kishën Varri i Shenjtë në Jerusalemin lindor të pushtuar e ku ushtrohen kontrolle të rrepta nga policia.
Kisha ndodhet në vendin ku besimtarët besojnë se Jezusi u kryqëzua dhe më pas u varros. Sipas kufizimeve të vendosura nga policia, brenda Kishës mund të qëndronin vetëm 1 800 persona ndërsa jashtë 1 200 të tjerë.
Drejtuesit e kishës u bënë thirrje besimtarëve që t’i injoronin kufizimet ndërsa kritikuan policinë për prezencën e tyre gjatë ceremonisë.
Të shtunën, pas disa orësh pritjeje, një prift hyri në varrin e errët dhe ndezi qiriun e tij. Adhuruesit ia kaluan dritën njëri-tjetrit, duke iu drejtuar fqinjit të tyre për t'i lejuar ata të ndezin një qiri nga i tyri.
Pak nga pak, kisha e errësuar filloi të shkëlqejë ndërsa pjesët e vogla të dritës u bashkuan për të ndriçuar përfundimisht të gjithë ndërtesën.
Këmbanat ranë. "Krishti u ringjall!" adhuruesit shumëgjuhësh bërtisnin. "Ai me të vërtetë është ringjallur!"
Rituali i Zjarrit të Shenjtë daton shekuj më parë dhe kryesisht mbahet mes turmave në vendin më të shenjtë në krishterim.
Pelegrinët e krishterë nga e gjithë bota udhëtojnë për ceremoninë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezusit.
