Aksident në aksin Levan-Vlorë, plagoset 30-vjeçarja

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:50, në aksin "Levan-Vlorë".

Automjeti tip "Honday" me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.