Gjesti pozitiv, kandidati i PD-së i uron Pashkën kandidatit të PS-së: Politika nuk ka vend në kishë

Kandidati demokrat për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili është takuar në kishë me kandidatin socialist Ervin Dema për Pashkë.

Ai shkruan se politika dhe sharjet nuk kanë vend në kishë dhe se i ka uruar Pashkë duke uruar shëndet dhe të gjitha të mirat për familjen e tij.

Ismaili: Mbrëmjen e së shtunës kam pasur një rastësi të veçantë për të takuar kundërkandidatin tim Ervin Demo në kishën e Shën Dhimitrit të Beratit. Politika dhe ndarjet nuk kanë vend në këtë vend të shenjtë. I urova festën e Pashkëve duke uruar shëndet dhe të gjitha të mirat për familjen e tij. E mbi të gjitha, le të fitojë më i miri!