Përplaset autoambulanca, plagoset një person në Lezhë, jashtë rrezikut për jetën
Dy aksidente me dy të lënduar u regjistruan mëngjesin e të dielës. Në Lezhë autoambulanca u përplas me një makinë ndërsa në aksin Levan-Vlorë u përfshinë në aksident 2 automjete.
Një person mbeti i plagosur, pas përplasjes së një autoambulance me një automjet tip “Ford” në superstradën Lezhë-Laç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit te së dielës, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Siç pamjet tregojnë përplasja mes mjeteve ishte e fortë.
I lënduar mbeti drejtuesi i mjetit tip Ford.
Ai u dërgua për ndihme mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave ne autoambulancën e spitalit të Laçit nuk kishte pasagjer, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij aksidentit.
Të dielën aksident pati edhe në aksin rrugor Levan-Vlorë ku u përplasën dy automjete.
Mbeti e lënduar një 30-vjeçare, drejtuese e një prej mjeteve të përfshirë në aksident.
Ajo është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

