Kremtohet Pashka! Besimtarët ortodoksë pritën në mesnatë Ngjalljen e Krishtit
Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë këtë të dielë festën e Pashkës. Në mesnatë kishat ishin përplot me njerëz të cilët ndoqën meshën e Ngjalljes së Krishtit.
Krishti u ngjall!
Këmbanat në mesnatë përhapën lajmin e gëzueshëm për besimtarët ortodoksë.
Në Korçë, Sheshi para Katedrales mblodhi qindra qytetarë të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë.
Morën dritën e shenjtë, trokitën vezët e kuqe e ndanë urime me njeri-tjetrin.
Në Vlorë mesha për Ngjallen e Krishtit u drejtua nga At Konstadini, i cili kërkoi më shumë dashuri mes njerëzve.
Besimtarët ndezën qirinj e kryen ritrualet e festës.
Në mesnatë kishat ishin përplot me besimtarë edhe në Sarandë, Lushnje, Fier e Durrës. Festë pati edhe në Shkodër.
Mesha e vigjiljes u kremtua nëe mesnatë nga famullitari at Nikolla Petani.
Pashka është një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë. Përkujtohen vuajtjet e vdekja në kryq e Jezu Krishtit dhe ngjallja e tij pas tre ditësh nga varri.
