Bajram e Pashkë i festojnë bashkë, fshati Bakaj në Delvinë mishërim i bashkëjetesës fetare

Fshati Bakaj në Delvinë është mishërim i bashkëjetesës fetare. Banorët, ortodoksë e myslimanë respektojnë e kremtojnë çdo festë të njëri-tjetrit pavarësisht besimit që kanë.

Bajram e Pashkë i festojnë bashkë.

Fshati Bakaj me rreth 1 mijë banorë në Delvinë është mishërim i bashkëjetesës fetare.

Banorët i përkasin dy besimeve, ortodoksë dhe myslimanë.

Këtë të diel Eleni feston Pashkën.

Por pak ditë më vonë në shtëpinë e saj do të festohet edhe Bajrami.

Të gjithë në Bakaj e respektojnë besimin e njëri-tjetrit.

Në ditët e shënuara fetare shkojnë për vizita në shtëpitë e fqinjëve, shkëmbejnë urime e ushqimet tradicionale të festave.

Gjatë muajit të Ramazanit, ortodoksët shtrojnë iftar për myslimanët.

Në fshat ka edhe Kishë e Xhami.

Si kambanat dhe ezani për të janë qetësim shpirtëror.