Kundër HEC-eve, në Kaçinar të Mirditës banorët ju rikthehen protestave

Në Kaçinar të Mirditës banorët u janë rikthyer protestave duke kundërshtuar ndërtimin e katër HEC-eve.

Ata pretendojnë se kompanitë janë rikthyer në terren për zbatimin e projekteve që sipas tyre thajnë burimet ujore e dëmtojnë mjedisin.

Katër vite pasi u largua forcërisht, kompania qe kërkon të ndërtojë katër HECE në Kaçinar të Mirditës është rikthyer ne zonë dhe po bën presione për të nisur punën në zbatimin e këtyre projekteve.

Ky është pretendimi i banoreve të 7 fshatrave, të cilët u ngritën në protestë këtë të diel.

Banorët janë të vendosur në betejën e tyre të cilën e kanë nisur që prej vitit 2019-të, për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve të cilët thajnë burimet ujore dhe dëmtojnë rëndë mjedisin.

Koncesioni për HEC-et në Kaçinar të Mirditës është dhënë në vitin 2018, por deri tani banorët e 7 fshatrave përmes protestave të vazhdueshme nuk e kanë lejuar kompaninë të nisë punën.

Kundër HEC-eve, në Kaçinar të Mirditës banorët