Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët, mbahet mesha e shenjtë e ngjalljes së Krishtit në disa qytete
Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë të dielën Pashkët. Kremtimi nis që sonte me meshën e shenjtë të ngjalljes së Jezu Krishtit që mbahet në çdo kishë ortodokse në vend.
Në Tiranë, mesha do të kremtohet në Katedralen Ngjalla e Krishtit, nën drejtimin e Kryeposhkepit Anastas.
Në Vlorë, mesha u mbajt në kishën Shën Theodhori ndërsa në Sarandë, me qirinjtë e lutjes në duar, besimtarët kanë kremtuar Pashkët.
Qindra besimtarë ortodoksë fierakë, por jo vetëm kanë festuar pas mesnate ngjalljen e Krishtit në kishën e Shën Gjergjit pranë qëndrës së qytetit. Metropoliti At Nikolla ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes së Krishtit.
Pashkët simbolizojnë ngjalljen e Jezu Krishtit tre ditë pas kryqëzimit dhe janë festa kryesore e besimit të krishterë.
Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës.
Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.

