Politika uron besimtarët: Gëzuar Pashkën, kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës

Politika i është bashkuar urimeve për pashkën ortodokse. Nga Korça Presidenti i Republikës Bajram Begaj uroi besimtarët ortodoksë teksa e vuri theksin tek shpresa dhe gëzimi për të gjithë besimtarët.

Urime të veçanta për pashkën kishte edhe nga ana e opozitës. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga kandidati për bashkinë e Tiranës Roland Bejko, dhanë urimet e tyre.

Edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi përcolli urimet e tij për besimtarët ortodoksë.

Begati dhe Lumturi uroi nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ndryshe nga figurat e tjera politike, kryeministri Rama zgjodhi të uronte besimtarët ortodoksë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Politika uron besimtarët: Gëzuar Pashkën, kjo festë e