Ndalohet nga policia në Rinas Cllevio Serbiano, i ka shkaktuar frikë dhe ankth Noizyt

Është ndaluar në hyrje në Rinas për llogari të policisë së Durrës për përndjekje Kleviol Ahmeti, i njohur si këngëtari Cllevio.

Mësohet se ai është shoqëruar në DVP Durrës, ndërsa sqarohet se nuk është arrestuar akoma.

Ndalimi i tij u bë pas denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy. Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike, e po ashtu, ai ka treguar se Cllevio e ka kërcënuar në rrjetin social Tik Tok duke i thënë se do e vriste.

Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit edhe më herët në 2022v pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.

36-vjeçari nga Lushnja doli nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u dhunua nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ndërkohë që në banesë i janë gjetur 3 thika dhe kanabis, kështu që përveç veprës penale largim nga vendi i qëndrimit, 36-vjeçari do të duhet të hetohet edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu nga Lushnja, ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, më konkretisht për çështjen e avionit me kanabis në Divjakë.

Ndalohet nga policia në Rinas Cllevio Serbiano, i ka shkaktuar frikë