Atentate me eksploziv në 2021 kapen në Spanjë dy shqiptarët e kërkuar nga Shqipëria
Dy shqiptarë të kërkuar u arrestuan nga policia spanjolle në barcelonë dhe Madrid. Ata akuzohen se në vitin 2021 kanë tentuar të kryejnë një atentat me tritol në Shqipëri ndaj disa personave të akuzuar për trafik droge. Plani për vrasje dyshohet se ishte sulm ndaj rivalëve në trafikun e narkotikëve pasi dy të arrestuarit kishin aktivitet disa vjeçar në këto vepra penale.
Policia spanjolle ka ka arrestuar në Barcelonë dhe Madrid dy persona të arratisur nga Shqipëria, të dyshuar si drejtues të një organizatë kriminale dhe të akuzuar për krimet e armëmbajtjes pa leje, mbajtjes së lëndëve plasëse dhe pastrimit të parave.
Nëntorin e vitit të kaluar, hetuesit mësuan për praninë në Spanjë të dy personave dhe pas disa përpjekjesh ndaj tyre u lëshuan përmes Interpolit dy urdhër-arreste.
Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë edhe individë të dyshuar në një rrjet trafiku droge.
Urdhër arresti i lëshuar nga Shqipëria për dy personat, lidhej me me zbulimin e lëndëve plasëse dhe armëve të tipit C-4.
Konkretisht, dy personat dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin disa anëtarë të një organizate kriminale duke përdorur eksplozivë me telekomandë.
????Detenidos 2 fugitivos que habían huido de #Albania acusados de los delitos de tenencia de armas, tenencia de explosivos y blanqueo de capitales
— Policía Nacional (@policia) January 19, 2023
???? A ambos les constaban órdenes de búsqueda internacional y planeaban asesinar a miembros de una organización criminal rival pic.twitter.com/1dX6COGUc2
Një prej të arrestuarve, po hetohej edhe në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi iu gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja.
Ky shtetas kohët e fundit kishte udhëtuar në Turqi ndërsa u vendos në pranga menjëherë pas kthimit në aeroportin e Barcelonës.
Personi i dytë, është i lidhur edhe me aktivitete të paligjshme në Spanjë si trafik droge dhe falsifikim dokumentesh. Policia tha se ai ra në pranga në qendër të Madridit, pas një operacioni të kujdesshëm policor për shkak të rrezikshmërisë së tij të veçantë media spanjolle.
