Moti i keq në Vlorë, era e fortë lë pa drita disa fshatra, trageti i Brindisit mbërrin në mesditë
Në bazë të parashikimit, kushtet aktuale hidrometeorologjike janë përmirësuar në qytetin e Vlorës.
Trageti i linjës Vlorë-Brinidisi-Vlorë do të mbërrijë rreth mesditës. Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit vazhojnë të jenë të pezulluara.
Si pasojë e erërave të forta gjatë natës dhe në mëngjesin e sotëm, ka probleme me energjinë elektrike në: Pus Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevastër, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.
Po punohet për të rikthyer energjinë në këto zona.
Të gjitha zonat e tjera furnizohen me energji elektrike normalisht.
Ndërkohe niveli i Vjosës gjatë mbrëmjes arriti në 6.3 metra duke dalë në pjesën e pazarit por sot është rikthyer sërish në shtratin e tij.








