Durrësi nën "pushtetin" e shiut-breshër dhe erës, "fryhet" Ishmi dhe Erzeni

Moti i keq ka përfshirë edhe Durrësin gjatë orëve të fundit duke shkaktuar vonesa në port si dhe problemtaika të tjera.

Mbrëmjen e djeshme për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike është pezulluar nisja e trageteve të orës 23:00 të cilët janë nisur mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dhe 07:00.

Ndërkohë po vijon lundrimi i dy trageteve nga porti i Barit drejt Durrësit të cilët pritet të mbërrijnë me vonesë, rreth orës 10:30 dhe 11:30.

Në qytet ka patur në orët e mëngjesit shira të vrullshëm me alternime breshëri.

Lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryrë, por ende nuk raportohet të kenë dalë nga shtrati.