Nga veriu në jug: Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër, fshatra pa energji, probleme në porte
Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika nga veriu në jug, të vendit tonë.
Sipërfaqja e përmbytur vijon të zgjerohet në Bashkinë Shkodër. Në Lezhë është bllokuar rruga nacione Lezhë-Milot. Ndërsa me problemet me energjinë elektrike, po përballen edhe dhjetëra fshatra në të gjithë vendin.
Situata e përmbytjeve në vendin tonë po bëhet më kritike.
Në Shkodër Këtë të enjte sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1000 hektarë, nga 600 që ishte të mërkurën.
Rruga e Obotit është blokuar nga uji, ndërsa situata sipas prefektes Majlinda Angoni është alarmante.
"Kjo ditë e sotme ishte e pritshme, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për bazinin e Drinit por bëhet fjalë për rreshjet e përrenjëve, prurjet e tyre që këto ditë kanë qën të shumta. Kemi një rritje të nivelit të Bunës, kemi një rritje të liqenit të Shkodrës që ka çuar këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyçe," tha Majlinda Angoni.
Shkarkimet nga hidrocentralet vijojnë në masën 500 metër kub ujë, në sekondë.
Në rrugën Prekal dhe Ura e Bardhajve ka pasur rëshqitje dherash, ndërsa situata paraqitet e rëndë edhe atje.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Lezhë, është bllokuar rruga nacione Lezhë-Milot, pasi ka prezencë të lartë të ujit në fshatin Spliten.
"Po e shihni dhe ju vet, se si është situata. Përveç gazetarëve këtu s'ka ardhur asnjeri, as kryeplaku, as administratori, as kryetari i bashkisë, as policia.
Janë 20 kamjona që janë bllokuar," thanë banorët.
Ndërkohë në dhjetëra fshatra nga veriu në jug të vendit, mësohet se ka probleme kryesisht me energjinë elektrike.
Sa i përket sonave malore Rruga Qafë-Thore dhe Bokë, është e bllokuar për shkak të rënies së disa orteqeve me dëborë.
Aktualisht mësohet se ndërhyrja është e pamundur.
Ndërkohë në zonat bregdetare ëshë ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, ndërsa ka pasur problematika dhe vonesa edhe me tragetet e mëdha.
Sipas paralajmërimeve të autoriteteve shtetërore situata pritet që të përkeqësohet në orët në vijim.

