Era e fortë pushton Korçën, shkul pemën nga vendi dhe lë pa drita disa fshatra

Gjatë natës në territorin e qarkut Korçë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat janë shoqëruara me erë të forte e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Era e fortë në qytet ka bërë që të shkulen pemë në lagjen 4 të qytetit.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Rrugët nacionale kanë qënë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.