Pjesëtar i organizatës kriminale të drogës në Itali, arrestohet në Durrës 32 vjeçari
Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim në Itali si pjestar i një organizate kriminale për trafikim droge.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:
-A. L., 32 vjeç, banues në Durrës.
"32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë," njoftoi policia.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
