Avokati shqiptar në Britani: Deklarata e ministrit Jenrick ndaj shqiptarëve e turpshme dhe e papërgjegjshme

Britania prej javësh ka nisur hartimin e planeve për të deportuar mijëra azilkërkues shqiptarë menjëherë sapo ata mbërrijnë si përpjekje për të lehtësuar krizën e emigrantëve.

Dhe në kuadër të këtyre planeve deklaratat e ministrit britanik të Emigracionit kundër shqiptarëve, detyroi Tiranën Zyrtare të bënte  notë verbale ndaj Britanisë së Madhe.

Lidhur me këtë çështje i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora avokati shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Naim Hasani, e cilësoi deklaratën e ministrit Jenrick ndaj shqiptarëve të turpshme dhe të papërgjegjshme.

“Deklaratat e ministrit britanik të emigracionit janë të papërgjegjshme dhe të turpshme.

Britania është një avokatet më të rëndësishëm të Shqipërisë, dhe bashkëpunimi me të është jetik për vendin tonë. Dhe jam i siogurtë që marrëdhëniet e dy vendeve ytona nuk do të cënohen.

Por nga ana tjetër, Shqipëria ka njëfarë të drejte, pasi irritimi i shqiptarëve është i madh, pasi nuk ëshytë ai komuniteti problematik këtu. Kriminelë ka në të gjithë botën, nuk janë shqiptarët kriminelë, por përkundrazi shqiptarët janë komuniteti më i respektuar nga britanikët. Un ëjam krenar që jam pjesë e sistemit të drejtësisë në Britani, dhe si unë ka shumë shqiptarë të tjerë.

Për çdo gjë tjetër, çdo shtet duhet të zbatojë vetëm ligjin dhe të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim ekstrem dhe ka ngjallur debate të forta këtu në Britani. Por reagimi i qeverisë dhe politikës shqiptare duhet të jetë që ti sigurojnë kushte më të mira shqiptarëve dhe ti bëjë presion qeverisë britanike që të liberalizojë sistemin e marrjes së vizave nga shqiptarëve, pasi sistemi aktual është shumë i vështirë”, theksoi avokati.

Deklarata e ministrit britanik

Deklarata e ministrit të Emigracionit kundër shqiptarëve, Shqipëria notë verbale ndaj Britanisë së Madhe. Për qeverinë shqiptare, ministri britanik për emigracionin Robert Jenrick pak ditë më parë përdori një gjuhë të papranueshme për shqiptarët.

“Ne popunojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, tha ministri Jenrick.