Ndahet nga jeta mjeku i njohur, shërbeu për 39 vite në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT
Është ndarë nga jeta mjeku i mirënjohur endokrinolog, Prof. Thanas Fureraj. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj në facebook.
Prof. Thanas Fureraj i shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë për 39 vite me radhë qytetarëve të shumtë që janë trajtuar në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
"Ndarja e tij nga jeta do të lërë një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjarët, kolegët, studentët dhe miqtë e tij.U prehsh në paqe" thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Australia, 2 mld dollarë për “Black Hawk”
18 Janar, 22:46
Kontributin e tij ka vlerësuar edhe Fakulteti i Mjekësisë Tiranë, cili shkruan se Prof. Dr. Thanas Fureraj, i cili me punën dhe kontributin e tij ka lene gjurme te padiskutuara ne fushen akademike ne pergjithesi dhe ne ate të Diabetologji/Endokrinologjise ne veçanti.
"Humanizmi, perkushtimi si dhe profesionalizmi i Prof.Dr. Thanas Fureraj do t'i mungoje kolegeve, studenteve dhe te gjithe atyre, qe patën fatin te punonin dhe mësonin prej tij. Emri, puna, kontributi i Prof. Thanasit jane një gur themeli ne fushën e endokrinologjise shaiptare.Fakulteti i Mjekësisë, Tirane i shpreh ngushellimet familjarëve, te afërmve, miqve si dhe githe kolegëve të tij".
Prof. Dr. Thanas Fureraj perfundoi studimet ne Mjekësi te Pergjithshme ne vitin 1983. Karrieren e tij si mjek i pergjithshem e ka filluar në Spitalin e Corovodes, Skrapar. Nje vit me vonë ai vijoi te jape kontributin e tij ne fushën e shendetësisë, prane Qendrès Spitalore Universitare "Nene Tereza".
Gjithashtu ka kryer specializime te shumta pasuniversitare brenda dhe jashte vendit ne fushën e Diabetologji/Endokrinologise, ku vecohet Klinika e Diabetologise ne spitalin Kantonal ne Geneve, Zvicer. Ka qene President i Shogates Shqiptare te Endokrinologjise de Diabetologjise.
Nē vitin 1983 nisi karrieren si personel akademik prane Departamentit te Semundjeve te Brendshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranes.
Prof. Dr. Thanas Fureraj eshte autor i shume publikimeve he artikuive shkencore, te cilet i kanë shërbyer dhe do t'i sherbejnë si studentëve të Fakultetit të Mjekësise, ashtu edhe kerkuesve shkencore ne fushen e endokrinologise.


