Moti i keq, 1000 Ha tokë e përmbytur në Shkodër, rritet niveli i liqenit, bllokohen disa rrugë
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje dhe bllokim të rrugëve në Shkodër.
Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 19.01.2023
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m.
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19:00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkine Shkoder është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme në njësinë Administrative Ana e Malit.
Fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike.
Pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.
Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Fshati Obot është pa energji elektike.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmerisë së lartë në rrugën e Obotit , së bashku me 4 forca ushtarake.
