Hetime për abuzime me tendera publik kur ishte kryebashkiak i Kavajës, Elvis Roshi shkon në SPAK
Gjashtë vite pas shkarkimit nga detyra prej ligjit të dekriminalizimit ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi është thirrur në Spak për shkak të hetimit të nisur për tenderat e dhënë prej tij. Ish-zyrtari socialist nuk pranoi të flasë për median pas përballjes me hetuesit për rreth një orë. Një prej tenderave në hetim është dhënia e 3 milionë eurove për pastrimin e një përroi që nuk ka ujë.
Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi I larguar nga detyra në vitin 2017 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit
U paraqit në prokurorinë e posacme pas thirrjes nga hetuesit e BKH.
Për 70 minuta Rroshi ka qëndruar para hetuesve me kërkesë të prokurorës Enkeleda Millonai ku ka dhënë shpjegime për një hetim të nisur për tenderat në bashkinë e kajavës në kohën ku ai e drejtontë këtë institucion.
Pas përballjes me hetuesit, ish kryebashkiaku nuk preferoj ti përgjgijet gazetarëve, madje gjate gjithë kohës përpiqej të mbulonte fytyrën më çadër.
Burimet nga hetimi thonë se një seri tenderash në bashkinë e kavajës po kalojnë në sitën e SPAK, ku përvec Rroshit do të jenë edhe ish-zyrtarë të tjerë që do të merren në pyetje.
Në vitin 2018 Elvis Rroshi është dënuar nga gjykata e Tiranës me 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi iu reduktua në 5 muaj. Duke qënë se ai qëndori për 4 muaj në arrest shtëpie masa e dënimit mbeti 1 muaj burg ku me kërkesë të prokurorisë vendosi që Rroshi të kryej 60 orë punë në interes publik.
Sipas gjykatës ish-kryebashkiaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi nuk ka treguar një dënim në itali për vepren penale të përdhunimit.
Tenderi për të cilin është raportuar mediatikisht një hetim i prokurorisë së kavajës ndaj Elvis Rroshit, lidhej me procedurën me vlerë 3 milionë euro për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret. Paratë janë dhënë për pastrimit e kanalit që s’ka ujë dhe kthimin e tij në të lundrueshëm.