Stuhi shiu dhe borë në male deri të premten, parashikimi i motit
Sipas MeteoAlb: vijon Shqipëria me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore duke krijuar probleme të mëtejshme ndersa në zonat malore do të shfaqen reshjet e dëborës.
Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohëshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Kjo situatë e paqëndrueshme e motit mbetet dominante deri mëngjesin e së premtes.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të lëhtë në mëngjes por mesdita do sjellë 2 gradë rënie të temperatuave në të gjithe vendin duke u luhatur nga 2°C
deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarsisht me shpejtësi 45 km/h, nga drejtimi jugperëndimor,
për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
