Shiu bllokon kanalizimet e Lezhës, përmbyten oborret e dy shkollave, hyrja e nxënësve e pamundur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2023, 07:37
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës, kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës.
Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe në rrugë dhe lagje.
Situatë më problematike paraqitet në lagjen "Besëlidhja", ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Nga reshjet janë përmbytur oborret e shkollave "Besëlidhja" dhe "Kosova" ndërsa nxënësit dhe mësuesit e kanë të pamundur të hynë.
Gjithashtu uji ka bllokuar hyrjen e disa pallateve në bllokun e banimit "11 janari".
