Dhunoi mësuesin e fiskulturës se i ngacmoi motrën 13 vjeçe, lirohet 29 vjeçari
Lirohet nga ambjentet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës A.G. 29 vjeç i vëllai i njërës prej nxënësve 13 vjeçare të pretenduata se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik Kleanthi Laçi në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës.
Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarshit pasi Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar.
Mësohet se lirimi i 29 vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhëri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t'i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi.
Rrjedhinisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.
