Koçi: Bashkitë e drejtuara nga PS frymëzim edhe jashtë vendit, u kemi ndryshuar pamjen qyteteve
Në një intervistë për RTV Ora, deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se qytetet tona janë zhvilluar pasi erdhi në pushtet Partia Socialiste.
Ai tha se në krahasim me PD-në , qeverisja socialiste ka krijuar modele që kanë shërbyer si një frymëzim për bashkitë jashtë vendit.
Koçi: Bashkitë që kanë shpallur falimentin kanë një histori të trashëguar dhe kërkon një interpretim të thelluar. Qytetet tona janë zhvilluar pasi erdhi në pushtet Partia Socialiste. Një pjesë e madhe e investimeve që i ka ndryshuar pamjen këtyre qyteteve ka qenë nga qeveria qendrore. Mendoj se në krahasim me PD-në ne kemi krijuar modele që kanë shërbyer si një frymëzim për bashkitë jashtë vendit. Natyrisht një lloj frymëzimi sidomos për bashkitë brenda vendit.
Krijimi i bashkive të mëdha ka sfidat e veta, sepse patjetër duhej krijuar një mënyrë pune dhe një sistem që e dërgonte shërbimin tek dera e qytetarit. Me investimet në infrastrukturë një gjë e tillë është bërë e mundur për të realizuar shumë shërbime për qytetarët, por ky është një proces që nuk mbyllet brenda një dekade.
Koçi shtoi se Rama bëri një tur pak kohë më parë në disa bashki të rëndësishme të vendit ku u prezantuan bilancet dhe punën e këtyre bashkive.
Koçi: Rama bëri një tur pak kohë më parë në disa bashki të rëndësishme të vendit ku u prezantuan bilancet dhe punën e këtyre bashkive. Ndërsa vetë bashkitë kanë bërë takime me deputetët dhe njësive administrative për këto punë. Ky ëhstë një proces me natyre politike sepse është një llogaridhënie dhe një demokratizim i pushtetit vendor.

