Gjergj Prevazi emërohet drejtor i teatrit kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Qeveria ka emëruar si drejtor të teatrit kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Gjergj Prevazin.

“Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.” – thuhet në vendim.

Gara e çelur më herët ka bërë bashkë 5 kandidaturat për këtë post, ku përveç Pervazit, Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani, dhe Ledjon Zoi do të prezantuan të premten që lamë pas prezantuan në Ministrinë e Kulturës platformat e tyre.

Kalendari artistik dhe buxheti i pamjaftueshëm ka zënë një pjesë të mirë të diskursit mbi menaxhimin e teatrit eksperimental.

Kontratat me aktorë apo me një trupë permanente ishin një tjetër pikë ku ata ndanin mendime të ndryshme.

Agim Bajko, Altin Basha, Berina Kokona, Ejana Xhixha dhe Irena Prici ishin bordi që do të përzgjidhte dy platformat më të mira që do t’i paraqiteshin Kryeministrit, i cili ka vendosur që Prevazi të jetë edhe drejtori i ri të Teatrit Eksperimental.