Arrestimi i mësuesit pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura, Malaj: Figura e tyre po bie, të testohen psikologjikisht mësuesit
Mësuesi i Fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi, që u dhunua dy ditë më parë është vënë në pranga nga policia me dyshimin se ka ngacmuar dy nxënëse në shkollën ku jep mësim.
Ka qenë vëllai i një të miture që ka marrë përsipër autorësinë e dhunës, ndërsa ndaj mësuesit janë ngritur akuza për 2 ngacmime seksuale.
Pikërisht rikthimi i skandaleve në klasat e shkollave shqipe ishte pjesë e analizës së ish-zëvendës ministres së arsimit Nora Malaj.
“Ngjarje e rëndë dhe e përsëritur. Prindërit kanë frikë të dërgojnë fëmijët në shkollë, figura e mësuesit po bie. Mësuesit t'i nënshtrohen një testi psikologjik, të shihet prejardhja e tyre, dhe të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm”, theksoi Malaj.
Ndërkaq, ajo tha se rikthimi i klasave është dëmi më i madh që po i bëhet arsimit.
