Në kërkim të 84 votave për amnistinë fiskale, Shehi: Besoj që Rama nuk ka për ti gjetur
PS mbetet e vendosur për të siguruar 84 votat për aministinë fiskale.
Deputeti Dashamir Shehi për Rtv Ora nuk e përjashton rrjedhjen nga radhët e opozitës por megjithatë nuk e humb besimin se ky mund të jetë edhe një mision i pamundur për Ramën.
Shehi: Ka plot, nga këto që folëm. Disa deputetë që ikin andej, ka gravitet pushteti sidomos nëse vjen nga biznesi dhe ke miliona interesa për të mbrojtur. Te nëpunësit e politikës si unë nuk ka gravitet fare se nuk ka çfarë na merr përveç emrit dhe nderit dhe këtë na e jep opozita.Megjithatë besoj që Rama nuk ka për ti gjetur votat për këtë punë. Fronti opozitar është goxha i fortë dhe dinjitoz siç e tregojnë votimet e fudit.Amnistia fiskale është ti bëjmë qejfin parave të zeza se paratë e bardha janë taksuar me vite, janë dhunuar bizneset më të të ndershme. Jo vetëm kaq por ato do të afektojnë dhe politikën. Janë të rrezikshme për ekonominë dhe politikën.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
