Zëvendësimi i Alibeajt, opsion për bashkimin e PD, Salianji: I gatshëm të marr përgjegjësi, por dhe të lë mandatin

Zëvendësimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar të grupit parlamentar të PD-së shihet si një nga opsionet e bashkimit të demokratëve para zgjedhjeve vendore.

Kjo u konfirmua nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili tha se po zhvillohen diskutime për bashkimin e demokratëve.

Duke folur për mediat pas seancës plenare, Salianji tha se  vetë ai është i gatshëm që të marrë përgjegjësi nëse këtë e dëshirojnë shumica e deputetëve të PD-së.

Salianji: Ka një përpjekje të një grupi deputetesh të PD-së përë të bërë të mundur bashkimin e PD-së që çon në bashkimin e opozitës. PD është në një situatë kun ë perceptimin e publikut ka një ndarje. Në negociata e bisedime me kolegët e PD, jam me shpresë të madhe që do arrihet në një konkluzion për të arritur një bashkim. Thuajse 60% e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 2021, duan t’i japin zgjidhje kësaj situate.

Për shkak të një vendimi i cili është më shumë se sa arbitrar dhe tregon një mendësi jo demokratike siç është përjashtimi për shkak të qëndrimit ndryshe. Ne do i japim kohën e domosdoshme reflektimit dhe bisedimit me kolegët. Nuk bëhet fjalë vetëm për emra, por bëhet fjalë për t’i dhënë zgjidhje bashkimit të PD-së. Nuk ka më maska, do ecim dhe do i japim zgjidhje e drejtim situatës.

Por nga ana tjetër edhe për sakrifica.

Salianji: Të gjitha opsionet janë në diskutim. Do diskutohet çfarëdolloj forme. Se si do jetë vendimi i shumicës, është dhe ky një opsion i propozuar. Unë jo vetëm marr përsipër përgjegjësinë, por edhe të lërë mandatin për bashkimin e PD-së.